Habib ka publikuar një foto me Gjokoviqin, fansat janë shprehur brutalë në komente: Ai është armik i myslimanëve

Luftëtari legjendar i MMA-së, Habib Nurmagomedov, ka postuar një fotografi në Instagram me tenistin më të mirë të të gjitha kohërave, Novak Djokovic.

Të dy aktualisht ndodhen në Dubai, ku tenisti serb po përgatitet për sezonin e ri në të cilin do të tentojë të arrijë suksese të reja.

“DHI”, ka përshkruar shkurt Nurmagomedov foton me tenisten më të mirë të ditës së sotme.

Nën foto, shumë komentuan se “Gjokoviç është kundërshtar i muslimanëve” dhe se “është më mirë për të të luftojë përsëri Conor McGregor sesa të fotografohet me Novakun” si dhe “të fotografohet me një njeri që mbështet gjenocidin e myslimanët në Kosovë dhe se nuk është mirë të quhet mysliman”.

Nuk munguan as komentet ku shprehin dashurinë për legjendarin Khabib. “Serbët të duan Khabib”, “Khabib vëllai serb” janë disa nga komentet në foton e tij.

Kategoritë
Sport