Granit Xhaka lojtar i ri Bayer Leverkusenit

Ylli i deritashëm i Arsenalit Xhaka nënshkroi kontratë 5-vjeçare me klubin gjerman.

Futbollisti shqiptar i kombëtares zvicerane Granit Xhaka është lojtar i ri i klubit gjerman të Bundestligës Bayera Leverkusen.

Drejtuesit e Bayer Leverkusenit kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar kontratë pesëvjeçare me 30-vjeçarin Xhaka.

Mesfushori Xhaka sezonin e kaluar luajti 47 ndeshje me fanellën e klubit londinez Arsenal, duke shënuar nëntë gola dhe shtatë asistime.

Kategoritë
Sport