Sulmuesi kosovar Almir Kryeziu është futur në listën e ngushtë të UEFA-s për të fituar çmimin e golit më të mirë të xhiros së dytë në Ligën e Konferencës.
Kryeziu shënoi dje një gol mjaft të bukur në fitoren e Ballkanit me rezultat 2-0 ndaj Dinamo Zagrebit.
Këtë ai e bëri në minutën e 44-të të sfidës pas një asistimi perfekt nga Qendrim Zyba.

















