Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar për ndeshjet e muajit shtator, ku do t’i zhvilloj dy sosh. Me këtë rast, të hënën është mbajtur një konferencë për medie nga përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, raporton Ekonomia Online.
Gliha ka thënë se në Kombëtare askush nuk duhet të luajë për para dhe se këtë nuk e bëjnë as në shtetin e tij, Slloveni. Ai problematikë e ka parë mungesën e gjetjes së një mesufoshori defabziv.
“Në kombëtare nuk luajmë për para, luajmë për shtetin. Në Slloveni askush, kurrë, nuk ka kërkuar që të luajë nga minuta e parë. Çka është kjo? Jam i shokuar nga kjo situatë. Kjo është turp. Në ligën e Kosovës kam vërejtur që ka mangësi në lojën pa top dhe në defanzivë. Siç kam parë, këtu secili dëshiron të luajë sulmues”, ka thënë Gliha.
Kosova ka disa mungesa të rëndësishme për ndeshjet e muajit shtator, derisa Gliha ka zbuluar se kishin në plan ta grumbullojnë edhe Lindon Emërllahun e Ballkanit, por që talenti therrandas u lëndua.
“Në futboll, ashtu si në jetë, jo çdo gjë shkon ashtu siç ne duam. Megjithatë ne nuk jemi këtu për të qarë për problemet që kemi, por për të gjetur zgjidhje, në mënyrë që të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz në fushën e blertë. Tani asgjë nuk është e lehtë, pasi ne kishim në plan grumbullimin e Emërllahut, por ai u lëndua”, u shpreh Gliha.
Krejt në fund Gliha foli edhe për listën, duke treguar edhe arsyen se pse janë grumbulluar edhe disa futbollist të Kosovës U21.
“Besoj që e keni parë listën dhe aty ka disa emra futbollistësh të rinj. Janë disa futbollistë që kanë qenë pjesë e Kosovës U21 dhe po përpiqemi të bashkëpunojmë, për t’i vënë sa më shpejt në dispozicion të skuadrës së parë”.
“Tani do të punojmë për të parë rezultatet në fushën e lojës. Rezultati është primar dhe në funksion të arritjes së tij, do të zgjedhim edhe futbollistët e skemën”, u shpreh ai.

















