Gjokoviç ka pozuar me krenari para flamurit të lëvizjes çetnike Ravnogorsk

Tenisti serb Novak Gjokoviç po përgatitet për turneun e parë Grand Slam të sezonit, ndërsa sot tërhoqi vëmendjen dhe kritikat e ashpra të publikut pasi bëri një foto para flamurit të lëvizjes çetnike.

Djokovic më në fund hyri në Australi këtë vit pasi mungoi në Australian Open sezonin e kaluar. Ai dje luajti një ndeshje ekspozite me Nick Kyrgios në Rod Laver Arena, por më pas u kritikua për një foto me fansat.
Tenistit serb i pëlqen të bëjë foto me fansat, të cilët janë në mbarë botën, por e fundit në një seri fotosh mund t’i kushtojë shtrenjtë.

Gjegjësisht, Gjokoviq ka pozuar para një fansi që mbante në dorë flamurin e lëvizjes çetnike Ravnogorsk të Dragoljub Mihailoviqit, nën të cilën janë kryer krime të tmerrshme kundër popullatës së Jugosllavisë së atëhershme gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Bëhet fjalë për një flamur të zi me mbishkrimin “Me besim në Zot për mbret dhe atdhe” dhe u bë sërish i njohur në mesin e serbëve gjatë agresionit kundër Bosnjës dhe Hercegovinës në vitet 1990.

Kujtojmë se ky nuk është skandali i parë i tillë për tenistin e njohur, pasi dikur ai ka bërë një foto me një dhuratë – raki me imazhin e Dragoljub Draža Mihailović.

Kategoritë
Sport