Lojtarët e Marokut shënuan triumfin 1:0 ndaj Burkina Fasos në një ndeshje miqësore në fund të pushimit të kombëtares dhe gjatë gjithë takimit ishte shumë emocionues për shkak të tërmetit të tmerrshëm që goditi këtë vend nga veriu i Afrikës.
Futbollistët marokenë dhuruan gjak së bashku për të shpëtuar njerëzit e prekur nga tërmeti dhe ndeshja u luajt në qytetin francez Lens.
Golin e vetëm në lojë e pamë në minutën e 36-të dhe më pas pasuan skena emocionuese. Azzedine Ounahi shënoi për gëzimin e marokenëve në tribunë dhe më pas së bashku me bashkëlojtarët e kombëtares i ka gëzuar bashkatdhetarët dhe i ka dërguar një mesazh botës.
🚨| The Morocco players went down into sujood (knelt in prayer) after getting their first goal after the devastating earthquakes. ❤️🇲🇦
— CentreGoals. (@centregoals) September 13, 2023
Ounahi ra në sexhde me shokët e skuadrës dhe uroi që Maroku të shërohej sa më shpejt nga tërmeti që mori jetën e 3000 njerëzve.
Morocco's entire squad knelt in prayer after scoring the team's first goal since the devastating earthquake ❤️🇲🇦 pic.twitter.com/VZn8L35XHD
— ESPN FC (@ESPNFC) September 13, 2023
E gjithë ndeshja u zhvillua për nder të viktimave të tërmetit të 8 shtatorit në qendër të Marokut. Kjo kombëtare duhej të luante një ndeshje kualifikuese ndaj Liberisë, por ndeshja u shty.
Vetë futbollistët marokenë morën pjesë në dhurimin e gjakut për viktimat e tërmetit në Qendrën Rajonale të Transfuzionit të Gjakut në Agarido dhe trajneri Walid Regragui tha se kjo nismë është vendimtare në situata të tilla dhe u bëri thirrje të gjithë marokenëve që të dhurojnë gjak në mbështetje të viktimave.














