Gjest i shëmtuar i cili po kritikohet nga të gjitha anët: Ylli i Man Utd provokon lojtarët e Coventryt pasi i shpëtuan eliminimit të turpshëm

Sulmuesi brazilian i Manchester United, Antony, është shënjestër e kritikave nga publiku anglez për një gjest të turpshëm gjatë festës së fitores të vështirë ndaj skuadrës së kategorisë së dytë Coventry në FA Cup.
‘Djajtë e Kuq’ festuan ndaj Coventryt vetëm pas ekzekutimit të penalltive, pasi në kohën e rregullt kishin epërsi 3-0, por e humbën atë.

Madje United i shpëtoi një humbje katastrofale, kur VAR e eliminoi golin e Coventryt në minutën e 120-të.

United fitoi në penallti 4-2, derisa sulmuesi brazilian Antony bëri një gjest të shëmtuar ndaj futbollistëve të Coventryt.

Braziliani vendosi dorën në vesh para fytyrave të futbollistëve të Coventryt, duke harruar se luan për një klub të madh si Man Utd duke provokuar futbollistët e një skuadre të kategorisë së dytë.

Kjo i ka zemëruar tifozët në Angli, të cilët kanë dalë të gjithë kundër gjestit të United.

Ndërkohë ish-futbollisti i Coventryt, irlandezi Clinton Morrison ka paralajmëruar Antonyn se me formën e tij qëpo kalon nga sezoni i ri mund të luaj në Championship.

“Antony duhet të përqendrohet te vetja, sepse sezonin e ardhshëm mund të luajë në Championship…”, paralajmëroi Morrison Antony.

Për klubin nga Old Trafford, ai shënoi vetëm dhjetë gola në 77 paraqitje, dhe në sezonin aktual të Ligën Premier, braziliani ende nuk ka shënuar asnjë gol në 25 ndeshje

Kategoritë
Sport