Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, të hënën më 12 nëntor do të luaj ndaj Izraelit.
Ndeshja është e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian, dhe zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë,
Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha ende nuk e ka bërë publike listën me futbollistët e ftuar, por gjashtë futbollistë tashmë e kanë konfirmuar se do të jenë në dispozicion për ndeshjen kundër Izraelit.
Vedat Muriqi, Arijanet Muric, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Florent Muslija dhe Kenan Haxhihamza do të jenë në dispozicionin e Glihas, për ndeshjen ndaj Izraelit.