Galatasaray konfirmon nënshkrimin e dy lojtarëve nga Premierliga Angleze

Mbrojtësi i djathtë i Bregut të Fildishtë, Serge Aurier, dhe sulmuesit brazilian, Carlos Vinicius, do të jenë pjesë e klubit turk deri në fund të sezonit 2023/2024

Serge Aurier u transferua te Galatasaray nga Nottingham Forest deri në fund të sezonit 2023/2024, transmeton Anadolu.

“Si pasojë, një tarifë transferimi prej 100 mijë euro do t’i paguhet Nottingham Forest Football Club Limited”, njoftoi Galatasaray në një deklaratë, duke shtuar: “Lojtarit do t’i paguhet një tarifë garancie neto prej 600 mijë euro dhe një tarifë neto e nënshkrimit prej 150 mijë euro për sezonin 2023/2024.”

31-vjeçari Aurier ka luajtur më parë për Lens, Toulouse, Paris Saint-Germain, Tottenham Hotspur dhe Villarreal.

Mbrojtësi i djathtë i Bregut të Fildishtë fitoi dy tituj të ligës franceze me Paris Saint-Germain dhe ndihmoi kombëtaren e tij të fitonte trofeun e Kupës së Kombeve të Afrikës 2015.

Përveç Aurier, Galatasaray njoftoi nënshkrimin e sulmuesit brazilian Carlos Vinicius në formë huazimi për sezonin 2023-2024.

Klubi turk tha në një deklaratë se një tarifë neto e transferimit të përkohshëm prej 600 mijë euro do t’i paguhet Fulham Football Club Limited, duke shtuar se “Vinicius-it do t’i paguhet një pagë neto sezonale prej 600 mijë euro për sezonin 2023-2024”.

Kategoritë
LajmeSport