Futbollistit izraelit që mbajti një minutë heshtje për Gazën do t’i hiqet shtetësia

Ministri izraelit i Kulturës dhe Sportit, Miki Zohar, ka kërkuar që futbollistit palestinez Ataa Jaber, shtetas izraelit, t’i hiqet shtetësia me arsyetimin se ka mbajtur një minutë heshtje për Gazën.

Sipas The Times of Israel, Jaber, i cili aktualisht është një lojtar i Kombëtares Palestineze, mori pjesë në një moment heshtjeje në shenjë solidariteti me Gazën gjatë ndeshjes së futbollit kundër Libanit më 16 nëntor, gjë që tërhoqi reagimin e izraelitëve.

Në letrën e tij drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme Moshe Arbel, ministri i Kulturës dhe Sportit Zohar kërkon që Jaberit t’i hiqet shtetësia.

“Gjatë ndeshjes, Jaber e identifikoi hapur veten me armikun duke injoruar palën izraelite dhe duke marrë pjesë në një moment heshtjeje për viktimat në Gaza,” tha Zohar për Jaber. akuzoi ai.

Jaber kishte luajtur më parë për disa klube izraelite, duke përfshirë Kombëtaren U21 të Izraelit dhe Klubin e Futbollit Makkabi Haifa.

Kategoritë
LajmeSport