Futbollisti që e mposhti kancerin dhe e fitoi Kupën e Afrikës

Futbollisti i Bregut të Fildishtë, Sebastian Haller, e ka një histori tejet inspiruese.

Ai vuajti nga kanceri dhe arriti që ta mposhte sëmundjen e rëndë.

Madje, goli i tij e shpalli kombëtaren e tij, Bregun e Fildishtë, kampione të Kupës së Afrikës që e mposhti Nigerinë me rezultat 1:2.

Haller e pati një betejë tejet të vështirë për dy vite me sëmundjen, duke iu nënshtruar dy operacioneve dhe kimioterapisë.

Futbollisti iu kthye stërvitjeve në janar të 2023-tës.

29 vjeçari u shfaq tejet i emocionuar gjatë intervistës së dhënë pas finales, ku edhe u përlot për një moment.

“Tani më duhet të bëjë gjithçka hap pas hapi dhe të mundohem të shijoj çdo moment. Nuk dua të pendohem për diçka më vonë. Mendoj se ndoshta do të duhen muaj ose vite për të përtypur gjithçka që ka ndodhur gjatë viteve të fundit”, është shprehur Haller teksa fliste për vështirësitë në të cilat kishte kaluar”, u shpreh ai.

Kategoritë
Sport