Futbollisti kroat që dikur punoi në “baushtellë” tani u ftua në Euro-n 2024 nga Kroacia

Marco Pasalic tregoi këtë histori se si punonte në Gjermani para se të bëhej yll i futbollit.

“Kam filluar ne vitin 2017. Babai më regjistroi ne fakultet pas gjimnazit, por une nuk doja ta mbaroja per shkak te futbollit, më tha që nëse nuk shkoja në shkollë, duhet të shkoja në ndërtimtari për të punuar, Çdo mëngjes në orën 8 mblidheshim unë, vëllai dhe dy punëtorë.

“Gjëja më e keqe për mua ishte të punoja kur ishte dimer dhe kur jashtë ishte 35 gradë. Pas gjashtë apo shtatë muajsh, fillova të mësohesha. Në fund, bëhet fjalë për të pasur bukë në shtëpi.”

Kategoritë
Sport