Olympiakos nëpërmjet një njoftimi bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me anësorin 26-vjeçar.
Klubi grek Olympiakos ka transferuar futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi, nga klubi turk Arabam.com Konyaspor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Olympiakos nëpërmjet një njoftimi bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me anësorin 26-vjeçar.
Bytyqi ishte transferuar në Konyaspor në vitin 2021 nga klubi norvegjez Viking. Ai në 83 ndeshje me klubin turk Konyaspor shënoi 11 gol dhe 15 asistime.