Futbollistët palestinezë priten në Afrikën e Jugut me brohoritjet “Palestina e Lirë”

Ndeshjet që do të luajnë futbollistët palestinezë, pritet të ndiqen në stadium nga presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.

Lojtarët e kombëtares së futbollit të Palestinës, të cilët mbërritën në Afrikën e Jugut për zhvillimin e ndeshjeve, u pritën në aeroport me sloganet “Palestina e Lirë”.

Futbollistët palestinezë mbërritën në Afrikën e Jugut për ndeshjet që do të luajnë në datat 11 dhe 18 shkurt.

Ata u pritën nga një grup i madh pasi mbërritën në aeroportin ndërkombëtar “Cape Town” për të marrë pjesë në ndeshjet “Futbolli për Njerëzimin” të organizuar nga Federata e Futbollit të Afrikës së Jugut.

Futbollistët palestinezë të cilët u pritën me brohoritjet “Palestina e Lirë” do të qëndrojnë rreth 10 ditë në Afrikën e Jugut.

Ndeshjet që do të luajnë futbollistët palestinezë, pritet të ndiqen në stadium nga presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.

Afrika e Jugut e cila prej shumë vitesh ka tërhequr vëmendjen me mbështetjen e saj për Palestinën, ka ngritur padi për “gjenocid” kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

Kategoritë
Sport