Futbollistët e Malishevës përkujtojnë talentin 14 vjeçar që vdiç tragjikisht

Malisheva sot ka fituar ndaj Gjilani me rezultat 1-0, ku golashenues ishte Drilon Hazrollaj.

Para fillimit të ndeshjes, dy skuadrat kanë mbajtur një minutë heshtje në përkujtim të futbollistit 14 vjeçar të Malishevës, Drinor Berisha, i cili vdiç tragjikisht ditën e enjëte.

Drinor Berisha ishte futbollist i grupmoshave të shkollës së Malishevës.

”Me dhimbje dhe pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarje nga jeta të Drinor Fitim Berishës, futbollist i grupmoshave të Shkollës sonë të Futbollit.
Lajmi për vdekjen tragjike të Drinorit na ka trishtuar e pikëlluar të gjithëve. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen, por edhe për bashkëlojtarët e tij dhe të gjithë neve në klub.

Në këto momente të vështira për familjen, lusim Zotin që të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni Drinorin përherë me krenari.
U prehsh në parajsën e paskaj ti shpirt i ëmbël…”, thuhej në njoftimin e klubit të Malishevës.

Kategoritë
Sport