Futboll, shpenzimet për transferime ndërkombëtare thyen rekord në vitin 2023

Sipas raportit të FIFA-s, në vitin 2023 u shpenzuan 9,63 miliardë dollarë për transferimet ndërkombëtare, 48,1 për qind më shumë nga 6,5 miliardë dollarë sa u harxhuan në vitin 2022.

Sipas Raportit të Transferimeve Globale të FIFA-s, shpenzimet e transferimeve ndërkombëtare thyen rekord në vitin 2023, transmeton Anadolu.

Në vitin 2023, 9,63 miliardë dollarë u shpenzuan për transferimet ndërkombëtare, 48,1 për qind më shumë nga 6,5 miliardë dollarë sa u harxhuan në vitin 2022.

Në vitin 2023 janë bërë 74.836 transferime ndërkombëtare, gjithashtu një rekord i të gjitha kohërave.

Ndërsa vetëm 10 transferimet e lojtarëve më të mirë përbënin më shumë se 10 për qind të shumës totale të shpenzuar për tarifat e transferimeve në vitin 2023, 100 transferimet e para të lojtarëve përbënin më shumë se 45 për qind të të gjitha parave të shpenzuara për tarifat e transferimeve.

– Transferimet më të paguara

Jude Bellingham, i cili u transferua nga Borussia Dortmund në Real Madrid, Enzo Fernandez nga Benfica në Chelsea dhe Harry Kane nga Tottenham Hotspur në Bayern Munich ishin ndër lojtarët me tarifat më të larta të transferimit, të cilëve madje nuk iu zbuluan tarifat neto të transferimit.

– Vendeve që shpenzuan më shumë në tarifa transferimi

Teksa Anglia ishte vendi që shpenzoi shumën më të lartë të parave për transferimet e futbollistëve ndërkombëtarë vitin e kaluar, me 2,956 miliardë dollarë, Gjermania ishte vendi që fitoi shumën më të lartë të parave në transferime, me 1,2 miliard dollarë.

Klubet e Arabisë Saudite u renditën të tretat në mesin e pesë shpenzuesve më të mëdhenj të transferimeve ndërkombëtare për herë të parë, duke shpenzuar një total prej 970 milionë dollarë në 2023, një rritje pothuajse 20-fish krahasuar me 50,4 milionë dollarë në 2022.

– Klubet turke shpenzuan 260 milionë dollarë për transferime në vitin 2023

Klubet turke shpenzuan 260 milionë dollarë për transferimet e lojtarëve ndërkombëtarë vitin e kaluar, për t’u renditur në vendin e nëntë në listën e vendeve.

Türkiye renditet e 14-ta me 161 milionë dollarë në mesin e vendeve që kanë fituar shumën më të lartë të të ardhurave nga transferimet në vitin 2023.

Klubet turke renditen në vendin e 10-të në listë me 428 lojtarë të transferuar nga jashtë në vitin 2023 dhe në vendin e 15-të me 337 lojtarë të dërguar jashtë vendit.

– Brazili vendi që eksporton më shumë lojtarë, Portugalia vendi që importon

Teksa vendi që eksportoi më shumë futbollistë vitin e kaluar ishte Brazili me 1.217 transferime, vendi që mori më shumë futbollistë nga jashtë në vitin 2023 ishte Portugalia me 1.017 transferime.

Numri më i madh i transferimeve nga një vend në tjetrin vitin e kaluar ishte 414 transferime, nga Brazili në Portugali.

Top 10 vendet që shpenzuan më shumë për transferimet ndërkombëtare vitin e kaluar janë si më poshtë:

Vendi Harxhimet për transferime
1 Anglia 2,956 miliardë dollarë
2 Franca 991 milionë dollarë
3 Arabia Saudite 970 milionë dollarë
4 Gjermania 850 milionë dollarë
5 Italia 757 milionë dollarë
6 Spanja 469 milionë dollarë
7 Holanda 318 milionë dollarë
8 Portugalia 269 milionë dollarë
9 Türkiye 260 milionë dollarë
10 Belgjika 241 milionë dollarë
Kategoritë
Sport