Foda e nis në gjuhën shqipe fjalimin e parë si trajner i Kosovës

Franco Foda është përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës.

Trajneri gjerman është prezantuar para pak çastesh nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Foda bëhet trajneri i pestë që do të drejtojë “Dardanët”, pas Albert Bunjakit, Bernard Challandes, Alain Giresse dhe Primoz Gliha.

57-vjeçarigjithashtu bëhet trajneri i parë gjerman që do të jetë në krye të Kombëtares tonë.

Foda ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare. Ai do të ketë stafin e tij, i cili do të zbulohet më vonë.

Franco Foda fjalimin e parë si trajner i Kosovës e nisi në gjuhën shqipe. “Mirëdita”, ishte fjala përshëndetëse e tij.

Pastaj, ai shtoi: “Jam falënderues për përzgjedhjen. Jam shumë mirënjohës që gjendem në Kosovë. Jam i gatshëm për sfidën, jam optimist se do t’ia dalim së bashku”.

Kategoritë
Sport