Fillon takimi Erdogan-Rama, në fokus zhvillimi i mëtejshëm i bashkëpunimit Turqi-Shqipëri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan priti sot Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me një ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin Ankara të vendit.

Automjeti zyrtar i Kryeministrit Rama u prit nga kalorësit para Kompleksit Presidencial duke u shoqëruar deri në Portën e Protokollit.

Presidenti turk e priti kryeministrin shqiptar në hyrjen kryesore të Kompleksit dhe pas pozicionimit të Presidentit Erdogan dhe Kryeministrit Rama në podiumin ceremonial, u kryen 21 të shtëna me top dhe u ekzekutuan himnet kombëtare të dy vendeve.

Kryeministri Rama përshëndeti togën e nderit, ndërsa në vendin e ceremonisë të gatshëm ishin edhe ushtarët të cilët mbanin në duar flamujt e 16 shteteve turke.

Pas prezantimit të delegacioneve të dy vendeve, Erdogan dhe Rama u fotografuan për gazetarët përpara flamujve të Turqisë dhe Shqipërisë, ndërsa vijuan me takimet kokë më kokë e ndërmjet delegacioneve.

Në këto takime po rishikohen në të gjitha dimensionet marrëdhëniet dypalëshe dhe po trajtohen hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e bashkëpunimit Turqi-Shqipëri.

Krahas marrëdhënieve bilaterale, në takime gjithashtu po shkëmbehen mendime për zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

Pas takimit kokë me kokë dhe mes delegacioneve, Erdogan e Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Në ceremoninë zyrtare ishin të pranishëm nga pala turke ishin ministri i Punëve të Jashtme – Mevlut Çavusoglu, ministri i Mjedisit dhe Turizmit – Murat Kurum, ministri i Rinisë dhe Sportit – Mehmet Muharrem Kasapoglu, ministri i Punëve të Brendshme – Suleyman Soylu, ministri i Kulturës dhe Turizmit – Mehmet Nuri Ersoy, ministri i Arsimit Kombëtar – Ziya Selçuk, ministri i Shëndetësisë – Fahrettin Koca dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës – Adil Karaismailoglu.

Kategoritë
LajmeRajoni