FFK-ja për renovimet në stadiumin “Adem Jashari”: Po punohet shpejt!

Federata e Futbollit e Kosovës, ka publikuar pamje nga punimet e vazhdueshme në Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Ky stadium pas rinovimit do të jetë i kategorisë së katërt të UEFA-s.

FFK-ja thekson se punimet në stadium janë duke u zhvilluar me ritëm të lartë.

“Punët në këtë stadium janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë. Investitor i punëve në këtë stadium është MKRS”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
Sport