Presidenti Agim Ademi dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, sot kanë dorëzuar stemat e reja të FIFA-s për 16 gjyqtarë, në mesin e tyre edhe katër femra, Lumnije Muhadri, Florentina Kallaba, Rita Vehabi si dhe Fitore Govori.
Presidenti Ademi i përgëzoi gjyqtarët për përkushtimin dhe punën e mirë, e gjithashtu i uroi që në të ardhmen të ketë sa më shumë gjyqtar kosovarë me stemë të FIFA-s. Ademi u shpreh se të gjithë e kanë merituar rikonfirmimin e FIFA-s dhe uroi që ata me punën e tyre të jenë shembull në rajon e më gjerë. Ndër të tjera i pari i FFK-së tha se me implementimin e teknologjisë VAR, gjyqtarëve u është lehtësuar puna duke u zvogëluar edhe mundësia për gabime.
Ai gjithashtu shprehu dëshirën për të parë rritjen e numrit të gjyqtarëve kosovarë me stemën e FIFA-s, duke i inkurajuar ata të vazhdojnë punën e tyre me pasion dhe profesionalizëm.
Gjyqtarë kryesor
Genc Nuza
Visar Kastrati
Mervan Bejtullahu
Rita Vehapi
Asistentë
Fatlum Berisha
Bujar Selimaj
Lumturije Muhadri
Fatmir Sekiraqa
Besnik Morina
Edmond Zeqiri
Granit Hyseni
Fitore Govori
Arbnor Bullatovci
Gjyqtarë të futsallit
Besar Beqiri
Besart Ismajli
Florentina Kallaba