Kruniq do të vijë sot në Istanbul për ekzaminime mjekësore dhe takime të mëtejshme, thuhet në njoftimin për shtyp.
Drejtuesit e Fenerbahçes kanë bërë të ditur arritjen e marrëveshjes për transferimin e Radet Kruniqit, lojtarit të përfaqësueses së Bosnjë e Hercegovinës, nga Milani.
Që në fillim të sezonit, klubi i Istanbulit donte të sillte mesfushorin boshnjak në radhët e tij dhe sot drejtuesit e klubit kanë bërë të ditur se është arritur një marrëveshje për transferimin si me futbollistin, ashtu edhe me klubin e tij Milan.
“Klubi ynë, i cili vazhdon përpjekjet për të forcuar skuadrën A gjatë afatit kalimtar, ka arritur marrëveshje në parim me mesfushorin Rade Kruniq dhe klubin e tij Milan. Futbollisti do të vijë sot në Istanbul për ekzaminime mjekësore dhe takime të mëtejshme”, thuhet në deklaratë.
Pritet që Kruniq të nënshkruajë kontratën dhe të bëhet zyrtarisht lojtari i ri i Fenerbahçes pas kalimit të ekzaminimeve mjekësore.










