Federata e Futbollit e Kosovës, e cila që gati 7 vjet drejtohet nga kryetari, Agim Ademi, ende nuk e ka publikuar Raportin e Auditorit dhe Pasqyrat Financiare për vitin 2022.
Në këtë mënyrë, shtëpia e futbollit kosovar po e shkel Statutin e saj.


Federata e Futbollit e Kosovës, e cila që gati 7 vjet drejtohet nga kryetari, Agim Ademi, ende nuk e ka publikuar Raportin e Auditorit dhe Pasqyrat Financiare për vitin 2022.
Në këtë mënyrë, shtëpia e futbollit kosovar po e shkel Statutin e saj.
“Paraqitja e bilancit të konsoliduar dhe të rishikuar dhe të pasqyrës së fitimeve dhe humbjeve; Miratimi i pasqyrave të audituara financiare dhe Miratimi i buxhetit;”, shkruan në paragrafin 2 të nenit 34 të statutit.
Të gjitha këto pika kanë kaluar në Kuvendin e Punës të FFK-së që është mbajtur në vitin e kaluar, por që nuk janë publikuar në faqen e Federatës.
RTV Dukagjini ka dërguar pyetje në adresë të FFK-së, por si zakonisht nuk ka marrë përgjigje.
Megjithatë, televizioni ka arritur që të shoh buxhetin dhe disa nga shpenzimet që ka bërë shtëpia e futbollit kosovar në vitin 2022.
Të hyrat totale deri në dhjetor të vitit 2022, kanë qenë 18 milionë e 932 mijë euro, pesë milionë më shumë se sa në vitin 2021 ku buxheti ishte 13 milionë e 916 pikë euro.
15 milionë e 138 mijë euro kanë qenë të hyrat nga UEFA, kurse nga FIFA 1 milionë e 204 mijë.
Vetëm për paga, institucioni më i lartë i futbollit në vend, ka paguar 4 milionë e 772 mijë e 708 euro, 467 mijë e 292 euro më shumë se sa në vitin 2021.
Për akomodim, janë harxhuar 946 mijë euro, ndërkaq për udhëtime 657 mijë.
Nga organizimi i ndeshjeve, FFK-ja ka gjeneruar rreth 400 mijë euro, ndërkohë nga sponsorizimi 462 mijë euro.
Gjatë vitit 2022, klubet janë ndihmuar me 2 milionë e 415 mijë euro, kurse tifozët me vetëm 3 mijë euro.
Hera e fundit kur Federata e Futbollit e Kosovës e ka publikuar në ueb faqe raportin e auditorit dhe pasqyrat financiare ka qenë për vitin 2021. Ndërkaq, raporti i vitit 2023, duhet të publikohet këtë vit, në momentin që të votohet në Kuvendin e Punës.