Fauci: Vaksina do të jetë në dispozicion për shumicën e amerikanëve deri në verë

Epidemiologu kryesor amerikan Anthony Fauci vlerëson se shumica e amerikanëve do të kenë qasje në vaksinat kundër koronavirusit deri në mes të verës 2021.

Fauci tha për Good Morning America se ai pret që vaksinimi i popullatës të fillojë “diku në fund të marsit ose në fillim të prillit”, raporton AP.

Ai shtoi se procesi mund të zgjasë deri në katër muaj për shkak të numrit të madh të qytetarëve që duan të marrin vaksinën.

Sot, Fauci mori dozën e parë të vaksinës së koronavirusit, të zhvilluar nga kompania Moderna. Ai gjithashtu tha më herët se një lloj i ri i virusit korona, e cili është konfirmuar në disa raste në Britani të Madhe, ‘ndoshta tashmë është i pranishëm në SHBA’.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme