Zyrtarë të qeverisë australiane thanë se do të bëjnë ndryshime në ligjin e diskutueshëm
Qeveria australiane njoftoi se Facebook-u do të ndryshojë vendimin e tij për të bllokuar qasjen në përmbajtjet e lajmeve në vend në ditët në vijim
Në një deklaratë të përbashkët, ministri i Thesarit Josh Frydenberg dhe ministri i Komunikimit Paul Fletcher thanë se qeveria australiane do të prezantojë ndryshime të mëtejshme në ligjin e diskutueshëm.
“Këto ndryshime do të japin qartësi të mëtejshme për platformat digjitale dhe bizneset e medias në lidhje me mënyrën se si ligji synon të veprojë dhe forcojë kornizën për të siguruar që bizneset e mediave të shpërblehen në mënyrë të drejtë”, thuhet në deklaratë.
“Qeveria është njoftuar nga Facebook se synon të rikthejë faqet e lajmeve australiane në ditët në vijim”, shtohet në deklaratë.
Qeveria australiane njoftoi dje se do të ndalojë fushatën e saj reklamuese në Facebook.
Masa erdhi pasi gjigandi i rrjeteve sociale ua bllokoi përdoruesve në Australi që të shikonin ose shpërndanin përmbajtje të lajmeve në platformë, si reagim ndaj një ligji të propozuar sipas së cilit kompanitë teknologjike duhet të paguanin mediat për përmbajtjen e lajmeve në platformat e tyre.