Sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland është gjetur në një telash të habitshëm pasi mësoi se nuk mund të regjistrojë markën e tij sepse tashmë ka produkte në treg të tregtuara me emrin e tij.
Falë suksesit të tij global, përfaqësuesit e lojtarëve u përpoqën të regjistronin Erling Haaland si markë zyrtare përmes autoriteteve norvegjeze, përpara se të kalonin në skenën globale.
Haaland kishte patentuar tashmë festën dhe nënshkrimin e tij, të gjitha këto duhet t’i mundësonin atij të tregtonte shumë gjëra si veshje apo rekuizita sportive, por emri i tij nuk ishte më i disponueshëm, shkruan gazeta norvegjeze VG. Z
Zyra e Pronësisë Industriale e informoi se dikush e kishte regjistruar tashmë emrin e tij dhe po e përdorte atë.
“Ne morëm një kërkesë më 8 shtator 2022, me emrin Erling Haaland”, konfirmon Knut Andreas Bostad, kreu i departamentit të dizajnit dhe markave tregtare të zyrës.
“Ata kërkuan që emri Haaland të mund të përdoret në veshje, atlete dhe sende të tjera, gjë që po realizohet edhe me kërkesë të Erling Haaland, por ne kemi marrë vesh se marka tashmë është e regjistruar”.
Situata duket e tensionuar, por ka disa zgjidhje për të rifituar të drejtat ekskluzive, të cilat mund t’i paguhen Haaland.
Asi norvegjez mund ta blejë licencën nga pronari aktual. Mund të gjejë gjithashtu një marrëveshje financiare për përdorimin e emrit, për shembull, një marrëveshje shitje me përqindje. Së fundi, pronari aktual mund të humbasë licencën nëse nuk e shet ose nuk e përdor markën brenda pesë viteve.














