Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin italian Draghi

Siç bëri të ditur Drejtoria e Komunikimit të Turqisë, Erdoğan gjatë bisedës telefonike tha se marrëveshja e migracionit Turqi-BE e vitit 2016 duhet të përditësohet si pjesë e një agjende pozitive

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin italian Mario Draghi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bëri të ditur Drejtoria e Komunikimit të Turqisë, Erdoğan gjatë bisedës telefonike tha se marrëveshja e migracionit Turqi-BE e vitit 2016 duhet të përditësohet si pjesë e një agjende pozitive.

Turqia mbështet stabilitetin dhe bashkëpunimin në Mesdheun Lindor dhe Egje, tha Erdoğan, duke shtuar se vendi i tij mbështet krijimin e një marrëdhënie bashkëpunimi midis dy shteteve sovrane dhe të barabarta mbi Qipron.

Gjithashtu, Erdoğan përgëzoi Draghi-n për zgjedhjen si kryeministër të ri të Italisë.

Kategoritë
BotaLajme