Erdogan dakordësohet me Ramën: Nuk do të lejojmë që “FETO” të helmojë marrëdhëniet mes dy shteteve tona

“Nuk do të lejojmë që organizata terroriste “FETO” të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona.”

Ky ishte mesazhi që përcolli presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Rama  në Ankara lidhur me organizatën e  Fetullah Gylen, e njohur si “FETO”.

Erdogan: Një nga pikat kryesore të axhendës së takimeve tona ishte bashkëpunimi ynë në luftën kundër terrorizmit dhe në fushën ushtarake dhe atë të mbrojtjes. Ne bashkë me autoritetet shqiptare dakordësohemi që organizata terroriste e Feto-s përbën kërcënim për dy vendet. Ne nuk do të lejojmë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe me këtë rast Turqia me në krye Fondacionin e ”Maarifit’ dhe të gjitha institucionet e tjera përkatëse do të jetë pranë Shqipërisë. Fondacioni i ”Maarifit’ që ka marrë Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë bashkë me Universitetin teknik të Stambollit do të vijë dhe rektori këtu dhe do të hidhen hapat e parë të bashkëpunimit mes dy vendeve. Aktualisht janë 100 studentë shqiptarë që po studiojnë në Universitetin Teknik të Stambollit. Me këtë hap kemi hedhur një hap shumë të rëndësishëm në bashkëpunimin mes dy vendeve në arsim.

Presidenti turk nuk la pa përmendur marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona, të cilat i quan vëllazërore.

Ndaj ai theksoi se detyrë e qeverive të dy shteteve është që ti forcojnë më tej ato.

Erdogan: Jam shumë i kënaqur që pres sot në Ankara kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe delegacionin e tij. Jemi dy popuj vëllezër që kemi jetuar sëbashku, kemi luftuar së bashku dhe kemi lënë gjurmë në histori.Në çdo cep të Shqipërisë gjenden gjurmë të përbashkëta. E konsiderojmë detyrë ta forcojmë më shumë këtë lidhje. Me rastin e kësaj vizite kemi nënshkruar marrëveshjen e përbashkët politike, në nivel të partneritetit strategjik. Në takim përveç diskutimit të çështjeve bilaterale diskutuam edhe çështjet rajonale. Shqipëria sa ka përfunduar me sukses presidencën e OSBE, që nga 1 janari ka marrë presidencën e BISEK. Shqipëria  përjetoi dy tyërmete dhe pas çdo tërmeti vrapuam në ndihmë të vëllezërve tanë shqiptarë.

E ndërsa Shqipëria përpara ka një betejë elektorale, Kreu i Shtetit turk e pati një urim.

Erdogan: Më këtë rast uroj që zgjedhjet e përgjjthshme që do të mbahen në 25 prill të jenë të dobishme për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Në prani të kryeministrit shqiptar dhe presidentit turk, delegacionet e dy qeverive nënshkruan një sërë marrëveshjesh në fushën e arsimit, kulturës dhe ekonomisë.

Kategoritë
LajmeRajoni