Elon Musk planifikon të krijojë “qytetin e tij në tokë”!

Tesla CEO Elon Musk gestures as he arrives to visit the construction site of the future US electric car giant Tesla, on September 03, 2020 in Gruenheide near Berlin. - Tesla builds a compound at the site in Gruenheide in Brandenburg for its first European "Gigafactory" near Berlin. (Photo by Odd ANDERSEN / AFP) (Photo by ODD ANDERSEN/AFP via Getty Images)

Nëse dikush ka aftësinë të befasojë botën me projektet e tij ambicioze, ai është Elon Musk.

Dhe kësaj radhe miliarderi bëri të ditur se do të ndërtojë një qytet të ri në Teksas i cili do të quhet Starbase.

Siç bëhet e ditur, qyteti i tij do të jetë rreth hapësirës së lëshimit të raketave të kompanisë së tij SpaceX.

Si gjithmonë i aftë për të shkaktuar një trazim duke shtypur vetëm disa fjalë, Musk postoi në Tëitter se ai ishte “duke krijuar qytetin e Starbase, Texas”.

Manjati, i cili aktualisht është personi i dytë më i pasur në botë, tha se qyteti i tij do të zërë një zonë “shumë më të madhe” se Boca Chica, një vend që strehon një vend lëshimi për SpaceX dhe ku kompania po ndërton raketën e saj Starship.

Elon Musk ndau disa karakteristika që qyteti i tij i ri do të kishte, të tilla si se ai do të jetë miqësor ndaj qenve.

Ai gjithashtu la të kuptohej se do të drejtohej nga “Doge”, i cili mund të interpretohet në dy mënyra: një referencë për Doges, ish-sundimtarët e Venecias dhe Genova dhe kriptomonedha Dogecoin.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme