Eksperti i transferimeve ndërkombëtare e ‘çon në qiell’ Zhegrovën: Një futbollist shumë i mirë, meriton një skuadër të madhe

Futbollisti Edon Zhegrova, po kalon një formë fantastike tek ekipi francez, Lille.

Në ndeshjen e fundit kundër Clermont, Zhegrova arriti që të shënoi gol dhe të asistoi, duke u përfshirë edhe në formacionin më të mirë të javës.

Deri më tani 24-vjeçari, këtë edicion ka arritur që të shënojë tetë gola dhe të bëjë tetë asistime në të gjitha garat për Lille.

Ka raportime të ndryshme që nga tash për kalimin e tij tek ndonjë skuadër më e madhe, me Zhegrovën që pritet të jetë në fokusin e shumë klubeve.

Eksperti i transferimeve ndërkombëtare, Rudy Galetti në një prononcim ekskluziv për ‘GazetaBlic Sport’, tha fjalë të mëdha për sulmuesin kosovar, duke deklaruar se Zhegrova është një futbollist shumë i mirë që meriton një skuadër të madhe.

Ndoshta është herët të flasim tani për merkaton e verës, por që sigurisht është një profil që duhet ndjekur me vëmendje për të ardhmen e tij të mundshme në Serie A. Edon Zhegrova më pëlqen shumë për cilësitë që ka, një futbollist shumë i mirë që meriton një klub të madh“, tha Galetti.

Kujtojmë që Galetti është një emër jashtëzakonisht i respektuar në arenën ndërkombëtare, sidomos për informacionet e tij në lidhje me merkaton.

Kategoritë
LajmeSport