Ethan Mbappe, me vetëm 16 vjet, mund të jetë në formacion dhe të debutojë sonte për Paris Saint-Germain bashkë me vëllain e tij Kylian
Tinejxheri i talentuar kishte arritur që të paraqitet për fituesit e titullit të Ligue 1 në dhjetor 2022, kur ishte 15 vjeç. Ai luajti në një miqësore me Paris FC në atë kohë dhe ishte pjesë e PSG-së edhe gjatë ndeshjeve parasezonale për sezonin 2023/24 – ky u paraqit në fitoren prej 3-0 kundër Jeonbuk Hyundai Motors, në turneun e klubit në Azi.
Mbappe junior është përshirë sonte në skuadrën e Ligue 1, me PSG që presin në shtëpi Nice në Parkun e Princave. Ai do të shpreson që skuadra e Luis Enrique të mos këtë problem këtë mbrëmje në mënyrë që të luajë ndeshjen e parë me skuadrën.
Ethan Mbappe u transferuar në PSG bashkë me vëllain e tij që ka fituar Botërorin më 2017. Ai arriti në Paris nga AS Bondy dhe nënshkroi kontratë tri vjeçare në verën e vitit 2021. Një vit m vonë, ai bëri një paraqitje për skuadrën Franca U21.
Kylian Mbappe ishte besuar se do të largohej nga PSG gjatë verës pasi që ai refuzoi të nënshkruajë kontratë të re dhe ishte lidhur me një kalim në Real Madrid. Ai, megjithatë mbeti në Francë dhe Ethan ka thënë se për të “është krenari e madhe të luan krah vëllait të tij të madh”.

















