Është zhvilluar ndeshja e sotme mes Istogut 03 dhe Beharit, takim ky i vlefshëm për Kupën e Kosovës.
Behari shënoi fitore 0:4 ndaj Istogut 03, në një fushë tejet të rënduar nga balta, shkruan lajmi.net.
Për shkak të baltës së madhe, edhe fanellat e futbollistëve vërehen me vështirësi, sipas fotografive të publikuara në rrjetet sociale.

Ndeshja në fjalë u zhvillua në stadiumin e Istogut.
Sigurisht, për gjendjen e rënduar të fushës kanë ndikuar edhe reshjet e fundit të shiut




















