Futbollistët e Manchester Cityt nga ora 18:45 do të përballen me Crvena zvezdën në Beograd, në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Para ndeshjes në kryeqytetin e Serbisë janë sulmuar tifozët anglezë, anise ata nuk provokuan askënd në një kafene, njoftojnë mediat e huaja, përcjell lajmi.net.
Tifozët e Manchester City ishin në një pijetore të Beogradit një natë para ndeshjes.
Menjëherë pas kësaj u shfaqën huliganë vendas të Crvena Zvezdës dhe i sulmuan fizikisht.
Nga përleshja disa tifozë anglezë mbetën të lënduar.
Tifozët famëkeq të Crvena Zvezdën janë të njohur për skandale e huliganizëm, për çka klubi serb është dënuar në shumë raste nga UEFA



















