Pasi futbollisti Karim Benzema u bë lojtar i ri i klubit Al Ittihad, i cili pritet ta transferojë në Arabinë Saudite, e dashura e tij Jordan Ozuna vendosi të konvertohet në Islam.
Me këtë rast modelja Jordan Ozuna ka vendosur së fundi të zbulojë detaje rreth karrierës së saj, çfarë pret nga jeta në këtë vend dhe si shkoi konvertimi i saj në islam për mediat Yo Don.
Ozuna shpjegoi në intervistë se konvertimi i saj në Islam ndodhi në një xhami të Madridit dhe se ajo nuk mund t’i mbante lotët sepse ishte “shumë emocionuese”.
Ajo theksoi se interesimi i saj për fenë është i sinqertë dhe se pas shumë hulumtimeve për Islamin, kuptoi se është një fe e bukur. Partnerja e Benzemas nuk e ka fshehur se gjatë Ramazanit ka qarë duke lexuar Kuranin.
“Kam bërë shumë kërkime rreth kësaj feje dhe mendoj se është e bukur. Gjithçka që lexova për të më preku. Gjatë Ramazanit lexova Kuran dhe më bëri të qaj. Gjithashtu lexova “Rruga e Shenjtë drejt Islamit” për një të krishterë që u konvertua në Islam, si unë. Një libër me të vërtetë i çmuar”, theksoi modelja.
Kujtojmë se kjo modele 33-vjeçare është nëna e fëmijës së katërt të Benzemas. Lidhja e tyre u bë e njohur në mesin e vitit të kaluar, pasi ata u panë së bashku në një jaht në fillim të korrikut.














