Akoma nuk është arritur marrëveshja përfundimtare mes Edin Dzekës dhe Fenerbahçes. Agjenti i tij Alessandro Lucci, i cili u takua me Ali Koca, presidentin e klubit turk, është rikthyer në Itali, transmeton Sky italian.
Mirëpo, kjo nuk do të thotë se transferimi definitivisht ka dështuar dhe takimet e reja do të zhvillohen në ditët në vijim, raporton Sky.
Siç dihet, gjiganti turk i ka ofruar sulmuesit të Bosnje-Hercegovinës një kontratë dyvjeçare, por për momentin nuk janë rënë dakord për të gjitha detajet.
Pas largimit të Enner Valencias, Fenerbahçe iu drejtua Dzekës, të cilit i kishte skaduar kontrata me Interin. Atij iu ofruan 4.5 milionë euro në vit, duke përjashtuar tarifat e nënshkrimit, në këmbim të një marrëveshjeje dyvjeçare.
Dzeko dyshohet se kërkoi garanci të forta që Fenerbahçe do të sillte përforcime cilësore dhe do të ishte konkurruese në të gjitha frontet.
Kujtojmë se mediat turke përmendën se një klub saudit i paidentifikuar i ofroi Dzeki-t 20 milionë euro në sezon, që është një luftë në të cilën Fenerbahçe nuk do të kishte asnjë shans, por ende është e diskutueshme nëse oferta ishte e rëndësishme.














