Dy humbjet i kushtojnë shumë Shqipërisë, bie në renditjen e FIFA-s pak muaj para fillimit të Euro 24

Edhe pak muaj na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian.

Shqipëria në ndeshjet miqësore nda Kilit dhe Suedisë pësoi humbje.

Si pasojë e këtyre dy humbjeve, kur FIFA të përditësojë në javën e ardhshme renditjen e saj, Shqipëria do të ketë rënë përsëri me dy vende të tjera në klasifikim, nga i 64-t, në vendin e 66-të, duke vazhduar një trend aspak pozitiv. Kjo renditje sheh Shqipërinë të 30-ën mes ekipeve europiane në këtë klasifikim.

Shqipëria do të shkojë në Euro 2024, duke ditur se ka përballë një detyrë shumë të vështirë, pasi të tre rivalët e saj në grupo janë mes 10 ekipeve më të mira në renditjen e FIFA-s. Spanja është në vendin e 8, Italia në vendin e 9 dhe Kroacia në vendin e 10 në renditjen botërore, e cila udhëhiqet nga Argjentina që ndiqet nga Franca. Belgjika dhe Anglia.

Kategoritë
Sport