Statistikat e pabesueshme të Kai Rooney-t, djalit të sulmuesit legjendar të Manchester United, Wayne Rooney, kanë bërë fansat të mendojnë nëse sulmuesi i ri do të jetë edhe më i mirë se babai i tij i famshëm.
Kai Rooney i përmbushi pritjet e larta kur iu bashkua akademisë së Manchester United. Duket se ai nuk u ngadalësua nga presioni pas kalimit në kategorinë e të rinjve të Djajve të Kuq sepse pritshmëritë ishin të mëdha dhe shpesh mediat ia vënë barrën e krahasimit me të atin e famshëm.
Wayne Rooney erdhi në Manchester United si një fëmijë super i talentuar nga Everton, kur ishte 18 vjeç. Në 13 vite në Old Trafford, ai shënoi 253 gola dhe kështu u bë rekordmeni i klubit dhe një nga legjendat më të mëdha të këtij klubi të famshëm.
Por duket se edhe djali i tij Kai (13) është një sulmues jashtëzakonisht i talentuar dhe se ka trashëguar instinktin e një gjuajtësi të thekur siç ishte Wayne.
Kai shënoi 56 gola dhe 28 asistime në sezonin e parë të Manchester United në moshën 13-vjeçare. Këtë ia doli në periudhën nga qershori i vitit 2022 deri në këtë verë.
Bie në sy performanca në derbin ndaj Liverpool-it (humbja 4:5) në të cilën ai shënoi të katër golat për fëmijët e United, si dhe goli në finalen e Kupës Kombëtare kundër Manchester Cityt ku skuadra e tij fitoi 2:0, në të cilin. ai u shpall lojtari i ndeshjes.
Kai Rooney for Manchester United in his first full season 22/23:
• 56 Goals
• 28 Assists— FootballFunnys (@FootballFunnnys) July 16, 2023
Tifozët e United në rrjetet sociale kanë mbetur duke shpresuar se ai do të jetë edhe më i mirë se babai i tij i famshëm, edhe pse kjo është pothuajse e pamundur të parashikohet. Sido që të jetë, Kai i ri do të duhet të bëjë shumë nëse do të konsiderohet trashëgimtari i sulmuesit legjendar të Anglisë.














