Ditë zie në volejbollin e Kosovës, ndërron jetë volejbollistja e Mabetex

Sporti i volejbollit sot mori lajmin e hidhur, pasi Vlora Hyseni ndërroi jetë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Federata e Volejbollit të Kosovës. Vlora ishte pjesë e klubit Mabetex dhe ishte një nga volejbollistet më të mira, shkruan Indeksonline

Postimi i plotë:

▪️ VOLEJBOLLI KOSOVAR NË ZI ▪️
Telegram ngushëllimi
Me dhimbje e morëm lajmin e hidhur për kalimin në amshim të ish-volejbollistes Vlora Hyseni.
Vlora, që kontriboi drejtpërdrejt në sportin kryeqytetas duke qenë pjesë e klubit Mabetex e më vonë edhe Kolegji AAB, do të kujtohet përherë për pozitivitetin dhe profesionalizmin.
Humbja e Vlorës, lë boshllëk në komunitetin tonë, por ajo do të mbetet mes nesh përherë për kujtimet e mira që na la.
FVK i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Hyseni, miqve e dashamirëve, me të cilët rrethohej në jetë e karrierë.
E kujtofshi sa të rroni,
Me respekt,
Bahri Gjinovci, President
Kategoritë
Sport