Derbi turk mbyllet pa fitues, Fenerbahçe dhe Galatasaray ndajnë pikët

Fenerbahçe dhe Galatasaray ndanë pikët në xhiron e 18-të të Superligës turke dhe rezultati i derbit të madh turk ishte 0:0.,

Në pjesën e parë të dobët, praktikisht nuk pamë asgjë përveç përplasjes mes Edin Dzekos dhe Mauro Icardit kur argjentinasi irritoi Diamantin, i cili më pas e largoi.

Në vazhdim, të dyja skuadrat vazhduan të luanin me maturi dhe në minutën e 61-të të takimit kërcënoi Sebastian Szymanski, gjuajtja e të cilit shkoi jashtë portës së Muslerës.

Dhjetë minuta më vonë kërcënoi edhe King, por gjuajtja e tij nuk kërcënoi portën e mysafirëve, të cilët rastin më të mirë e patën në minutën e 78-të të takimit.

Pas një krosimi nga e majta, Abdulkerim Bardakci tentoi me kokë, por Livakoviç me një reagim fantastik shpëtoi portën e Fenerit dhe mbeti 0:0.

Këta rivalë do të takohen sërish pas pesë ditësh në Superkupën e Turqisë, e cila luhet në Riad, ndërsa në Superligë, Fener në xhiron e ardhshme do të vizitojë Istanbulsporin dhe Galatasaray do të presë në shtëpi Konyasporin.

Kategoritë
Sport