Deputeti që shikonte filma porno në Kuvendin e Serbisë dha dorëheqjen

Deputeti socialist Zvonimir Steviq (66) ka dhënë dorëheqje nga posti i tij pasi në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet duke shikuar një film pornografik gjatë seancës për Kosovën në Kuvendin e Serbisë. Këtë e ka konfirmuar për “Blic” vetë Steviq.

“Kam dhënë dorëheqjen nga posti i deputetit para gjysmë ore. Nuk mund të flas më, më telefononi për dy orë”, tha shkurt Steviq.
Këto nuk janë të vetmet ndryshime, deputetja e Partisë Socialiste të Serbisë Snezhana Paunoviq nuk do të jetë më nënkryetare e Kuvendit dhe kjo është vendosur në mbledhjen e Kryesisë së SPS-së.

Kujtojmë, në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet qartë ekrani i celularit të tij.

Ironia është se gjithçka ndodhi gjatë diskutimit për planin evropian për Kosovën, kur presidenti serb Aleksandar Vuçiq foli për presion të madh ndaj Serbisë, ndërsa vetë Steviq është me origjinë nga Kosova.

Kategoritë
LajmeRajoni