Futbollisti i Kombëtares së Turqisë, Arda Guler pritet që nesër të bëjë debutimin e parë me fanellën e Real Madridit.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri italian, Carlo Ancelotti sot në konferencë për media.
“Arda Guler është shumë mirë, është një opsion që të startoj nesër”, u përgjigj Carlo Ancelotti Turku ishte transferuar te Real Madrid nga Fenerbahce për 20 milionë euro, por ende s’ka luajtur asnjë ndeshje.
Nesër nga ora 21:30, Real Madrid do të luaj ndaj Arandina në Kupën e Spanjës (Copa del Rey)
Carlo Ancelotti confirms that Arda Guler is in contention to start for Real Madrid tomorrow ✨ pic.twitter.com/zz7DfSAzjH
— LiveScore (@livescore) January 5, 2024











