Portieri legjendar spanjoll David De Gea (33) është ende pa klub pas largimit nga Manchester United këtë verë.
De Gea ka qenë i lidhur me klube të shumta, madje edhe me klubin spanjoll të kategorisë së dytë Eldense, por ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën.
Siç pritej, ndër ofertat që mori ishte edhe një nga Arabia Saudite, të cilën De Gea e refuzoi për shkak të gruas së tij.
Gjegjësisht, gjiganti saudit Al-Nassr i ofroi De Geas një pagë vjetore prej 28 milionë eurosh, por portieri spanjoll i falënderoi dhe tha se nuk dëshiron të nënshkruajë kontratë me ta.
Siç raporton britanikja The Sun, De Gea e ka refuzuar ofertën pasi gruaja e tij Edurne Garcia nuk dëshiron të jetojë në Arabinë Saudite.
De Gea dhe këngëtarja e njohur spanjolle janë në një lidhje që nga viti 2010 dhe u martuan më 1 korrik të këtij viti në Menorca.
Edurne, e cila përfaqësoi Spanjën në Eurovision Song Contest 2015, e bindi Davidin të refuzonte ofertën e Al-Nassr sepse ajo nuk dëshiron të jetojë atje, por edhe që vajza e tyre dyvjeçare Yanay të rritet në Lindjen e Mesme.


















