Conte ishte i pranishëm në ndeshjen Juventus-Lazio, ish drejtuesit dhe trajneri nuk kishin marrëdhënie të mira

Ish- trajneri i Juventusit, Interit dhe Tottenhamit, Antonio Conte ishte në Allianz Stadium të shtunën për të parë fitoren 3-1 të Bianconerëve ndaj Lazios.

Ish-trajneri dhe mesfushori i Juventusit ishte në Allianz Stadium për të parë djemtë e Massimiliano Allegrit që siguruan fitoren e tyre të parë në shtëpi këtë sezon kundër Lazios të Maurizio Sarri.

Conte ishte në mesin e anëtarëve të klubit të legjendave me ish-lojtarë të tjerë të Juventusit si Sergio Brio dhe Ciro Ferrara.

Një video e kthimit të Conte në Allianz Stadium u postua në rrjetin social X nga tifozi i Juventusit, Raffaella Corsi.

Conte ka pasur suksese të mëdha si lojtar dhe trajner te Juventsi, por kalimi i tij në drejtimin e Interit, prishi marrëdhëniet me tifozët dhe drejtuesit e klubit në atë kohë.

Kategoritë
LajmeSport