Çifti amerikan martohet në parkingun e spitalit, kur burri e tejkaloi koronavirusin

Kur Antionette Brown e takoi për herë të parë Henry Bell në një klub nate 14 vjet më parë, e dinte se ai ishte i duhuri. Edhe pse nuk u martuan, ata zakonisht i referoheshin njëri-tjetrit si burrë e grua.

Asgjë nuk i ndau ata dy, as edhe kur Bell ishte shtrirë në spital për rreth dy muaj dhe po trajtohej i infektuar me koronavirus.

Kështu që, një ditë para se ai të lirohej nga Qendra Mjekësore Orange Park në Florida, ata vendosën të martoheshin në parkingun e spitalit, të rrethuar me punonjësit e ekipit shëndetësor që ia shpëtuan jetën.

“Ishte e mrekullueshme”, deklaroi 48-vjeçari Brown.

“Unë dhe burri ime shkuam në shtëpi për të filluar një jetë të re. Falënderojmë Zotin dhe gjithë stafin që bënë të mundur” shtoi ajo.

Bell ishte shtrirë në spital më 13 shtator pasi shfaqi simptoma të COVID-19 dhe ishte vendosur menjëherë në përkujdesje mjekësore.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme