BioNTech synon të sigurojë 2 miliardë doza këtë vit

Şahin njoftoi se ata rritën synimin e tyre të furnizimit nga 1.3 miliardë në 2 miliardë doza, pasi ata po planifikojnë të hapin një objekt të ri prodhimi në Marburg të Gjermanisë

Kompania gjermane bioteknologjike BioNTech ka njoftuar rritjen e kapacitetit të saj prodhues që të jetë në gjendje të sigurojë 2 miliardë doza të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një prezantim të postuar në faqen e internetit të kompanisë, bashkëthemeluesi i kompanisë BioNTech, Dr. Uğur Şahin, shpalosi detaje rreth planeve të reja të investimeve të kompanisë së tij dhe partnerit të saj amerikan Pfizer.

“Ne tani besojmë se mund të shpërndajmë rreth 2 miliardë doza deri në fund të vitit 2021. Kjo bazohet në përmirësimet e vazhdueshme të procesit dhe zgjerimet në objektet tona aktuale. Kjo varet nga shtimi i më shumë furnizuesve, si dhe prodhuesve të kontratave”, tha Şahin.

Kompania BioNTech, e cila ka zhvilluar vaksinën e parë të efektshme në botë kundër pandemisë COVID-19, aktualisht po prodhon vaksinat së bashku me kompaninë Pfizer në tre objekte të prodhimit në SHBA dhe në dy të tjera në Evropë.

Şahin njoftoi se ata rritën synimin e tyre të furnizimit nga 1.3 miliardë në 2 miliardë doza, pasi ata po planifikojnë të hapin një objekt të ri prodhimi në Marburg të Gjermanisë.

Ai shtoi se objekti i ri, që pritet të jetë operacional në fund të muajit shkurt, do të ketë një kapacitet për të prodhuar 750 milionë doza në vit.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme