Beşiktaş ndërpret bashkëpunimin me menaxherin Sergen Yalçın për shkak rezultateve të dobëta

Yalçin, ish-mesfushori i Beşiktaş dhe Turqisë, u angazhua nga Shqiponjat e Zeza më 29 janar të vitit 2020 si menaxher i ekipit.

Trajneri i skuadrës turke Beşiktaş, Sergen Yalçın, është larguar nga posti i tij në klubin turk të futbollit pas rezultateve të dobëta në ligën vendase dhe në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, transmeton Anadolu Agency (AA).

Klubi i Stambollit në një njoftim tha se Beşiktaş ndau rrugët me 49-vjeçarin Yalçın me pëlqim reciprok dhe falënderoi trajnerin turk për arritjet lokale, përfshirë titullin e Super Ligës Turke në vitin 2021.

Gjithashtu klubi uroi Yalçın-in gjitha të mirat për pjesën tjetër të karrierës së tij.

Yalçin, ish-mesfushori i Beşiktaş dhe Turqisë, u angazhua nga Shqiponjat e Zeza më 29 janar të vitit 2020 si menaxher i ekipit për gati dy vjet.

Sezonin e kaluar, djemtë e Yalçin arritën fitore të dyfishtë duke fituar trofeun e Superligës dhe të Kupës së Turqisë.

Këtë sezon Beşiktaş, nën udhëheqjen e Yalçin-it, shfaqi një ecuri të dobët si në ligën turke ashtu edhe në Ligën e Kampionëve të UEFA-s.

Beşiktaş tani është i dëshpëruar për garën për titullin e sezonit vendas 2021-22, pasi është në vendin e nëntë me 21 pikë në 15 ndeshje të Super Ligës.

Ata janë aktualisht 18 pikë prapa liderit Trabzonspor.

Të martën, Beşiktaş pësoi një humbje të thellë nga Borussia Dortmund në një ndeshje të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Gjermani.

Borussia Dortmund mposhti 5:0 Beşiktaş-in në Signal Iduna Park, ndërsa skuadra turke e mbylli Grupin C me zero pikë.

Kategoritë
Sport