Beshiktashi merr vendim për Rashicën për ndeshjen Kosovë-Izrael

Kosova dhe Izraeli do të ballafaqohen këtë të diele, më 12 nëntor, pasi UEFA mori vendim që kjo ndeshje do të rikuperohet për këtë datë.

Kjo përballje ishte planifikuar të zhvillohet më 15 tetor, por pas luftës që shpërtheu u shtynë të gjitha ndeshjet që ishin në planifikim.

Kështu Beshikatashi ndonëse ka ndeshje për të luajtur në këtë vikend, e ka lejuar Milot Rashicën që t’i bashkohet kampit të Kosovës.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Napoli me Amir Rrahmanin, Mallorca me Vedat Muriqin, Paderborni me Florent Muslijën dhe disa klube të tjera.

Kosova akoma nuk e ka publikuar listën e lojtarëve, ani se edhe dy ditë zhvillohet ndeshja. /Klankosova.tv.

Kategoritë
LajmeSport