Basketbollisti slloven Klemen Prepelič (30) vendosi të dhurojë para për një organizatë humanitare turke për shkak të tërmeteve shkatërruese që goditën këtë vend dhe Sirinë.
Mirëpo, Prepeliçi ka mbetur në shok sepse banka i ka ngarkuar me komision në këtë rast.
“Kam mbetur në shok. Kur i dërgova para një organizate humanitare turke, banka Santander mori një komision prej 50 euro”, tha slloveni përmes Twitter dhe shtoi:
“Sinqerisht, gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin në situata si kjo”.
Today i was kind of shock.
When i send the money to one of the turkish humanitarian organization the Santander bank took a 50eur of commission. Honestly those kind of thinks should never happen in this ocasion. 😡— Prepelic Klemen (@prle_10) February 12, 2023
Prepelić aktualisht është duke luajtur në Spanjë për Valencia-n, ndërsa së fundmi ka luajtur kundër Bosnjës dhe Hercegovinës në Eurobasket.
Kujtojmë se të hënën dy tërmete shkatërruese goditën pjesët jugore të Turqisë me epiqendër në provincën e Kahramanmaras.
Sipas të dhënave të fundit, pothuajse 35 mijë njerëz vdiqën, ndërsa më shumë se 80 mijë u plagosën.