Barcelona luajti El Clasico me fanella me logon e Rolling Stones, ndeshjen e ndoqi edhe Mick Jagger

Mick Jagger dhe kolegu i tij Rolling Stones, Ronnie Wood, ishin të pranishëm në stadiumin Olimpik të Barcelonës, i njohur edhe si Montjuïc, ku Real Madrid mposhti Barcelonën 2:1 në derbin e madh.

Lojtarët e Barcelonës në derbi kishin veshur fanella speciale me logon e “buzëve të nxehta” të Rolling Stones në vend të fanellës së zakonshme të sponsorit, por nuk është hera e parë që ata vendosin për një piotazh të ngjashëm.

Përkatësisht, Barcelona ka kohë që është në bashkëpunim sponsorizues me Spotify, dhe më herët në fanellën e Barcelonës gjatë El Clasico ishte logoja e Drake, e më pas edhe e këngëtares spanjolle Rosalia.

E gjithë kjo është pjesë e një projekti të madh për të shpëtuar klubin nga aferat e dyshimta financiare, që përfshin një kontratë sponsorizimi prej 280 milionë eurosh me Spotify.

Megjithatë, kjo platformë nuk e ka paguar atë shumë të madhe parash vetëm për përfitime të zakonshme, por gjithashtu një nga idetë kryesore është kombinimi i futbollit dhe muzikës për të arritur një audiencë të re në mbarë botën.

Në këtë mënyrë do të prezantohet edhe albumi i ri i Stones “Hackney Diamonds”, që është rikthimi i tyre në skenë pas një pauze 18-vjeçare.

Kujtojmë se stadiumi “Camp Nou” i Barcelonës mban edhe emrin e platformës muzikore Spotify dhe lojtarët e kanë mbajtur në gjoks logon e kësaj kompanie suedeze që nga fillimi i sezonit të kaluar.

Kategoritë
Sport