Ballkani vazhdon me fitore, Drita përsëri barazon me Lirinë

Kanë përfunduar edhe tri ndeshjet e fundit të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni aktual, Ballkani ka mposhtur Feronikelin 74 me rezultat bindës 3:0, shkruan lajmi.net.

Goli i parë në këtë ndeshje u shënua nga Almir Kryeziu në minutat e fundit të pjesës së parë, për 1:0.

Kurse për 2:0 u përkujdes Edvin Kuç, i cili shënoi me gjuajtje nga distanca, pas reagimit jo të mirë të portierit kundërshtar në minutën e 66-të.

Nazmi Gripshi u përkujdes për rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore skuadra nga Suhareka mbetet në vendin e parë me 26 pikë, derisa Feronikeli 74 është në vendin e tetë.

Lira për të dytën ndeshje radhazi ka befasuar Dritën, duke ia rrëmbyer një barazim 1:1 në Gjilan.

Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Besnik Krasniqi që në minutën e katërt të përballjes, duke ia dhënë epërsinë Dritës.

Por, mysafirët me anë të Tijueza barazuan rezultatin në minutën e 73-të.

Drita ruan vendin e dytë me 22 pikë, kurse Liria është në vendin e nëntë me shtatë pikë.

Pa fitues është mbyllur edhe përballka ndërmjet Dukagjinit dhe Llapit.

Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 0:0.

Llapi është në vendin e tertë me 20 pikë, kurse Dukagjini të gjashtin me 12 sosh.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreSportVendi