Arbër Hoxha vazhdon shkëlqimin, shënon sërish për Slaven Belupon

Arbër Hoxha po vazhdon shkëlqimin në elitën e futbollit kroat.

Ai ka realizuar gol sot në ndeshjen që skuadra e tij, Slaven Belupo, po e luan ndaj Lokomotivës së Zagrebit.

Hoxha shënoi në minutën e 14-t për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Për 25-vjeçarin ishte ky goli i tij i katërt në kampionat, krahas edhe dy asistimeve.

Slaven Belupo momentalisht është duke udhëhequr me rezultatin 1:2.

Kategoritë
LajmeSport